Mund të mendoni se një gënjeshtër a një sekret i vogël s’do t’i prishte punë partnerit apo lidhjes suaj, por kujdes!
Ekspertët e marrëdhënieve thonë se ka disa gjëra delikate që s’mund kurrsesi t’ia fshehësh partnerit nëse doni një lidhje dhe më pas një martesë të shëndetshme.
Historitë e tua seksuale
Sigurisht që mund të shmangësh detajet sepse nuk i detyrohesh askujt për shpjegime të hollësishme. Me partnerin aktual mund të diskutoni shqetësimet që lidhen me jetën tuaj të mëparshme seksuale, mënyra se si eksperiencat kanë ndikuar tek ty dhe mirëqenia jote.
Edhe nëse keni patur histori shtatzënie apo aborti e mira është të mos e mbani të fshehtë. Madje të tilla gjëra duhet të tregohen që në hapat e parë të lidhjes, që personi tjetër të mendohet, të përgatitet për hapin e radhës dhe të marrë përgjegjësitë që i takon secilit për një lidhje të shëndetshme.
Sëmundje me të cilat përballeni
Nuk është e shëndetshme, përveç të tjerave t’i fshihni partnerit një sëmundje nga e cila vuani. Nëse keni apo keni patur një problem shëndetësor dhe jeni të frikësuar nga reagimi i partnerit prandaj nuk ja thoni, mendoni gabim. I detyroheni njeriut me të cilin do të kaloni jetën të tregoheni i sinqertë.
Të ndash probleme të tilla (që janë krejt normale) ndihmon gjithashtu në përmirësimin e shëndetit aktual.
Si i shpenzon vërtet paratë
Ai duhet ta dijë nëse fiksimi më i madh i gruas së tij janë këpucët ose çantat, pasi vetëm kështu do të mund të shmangni ato sherret e papritura që vijnë kur zbulohen blerjet surprizë.
Me kë e kalon pjesën më të madhe të kohës
Nëse partnerit/es nuk i pëlqen grupi juaj shoqëror ju mund ta diskutoni këtë dhe të vazhdoni t’i takoni ato, por nëse e fshihni këtë fakt dhe filloni takoheni fshehurazi, ky po është një problem.
Një veprim i tillë tregon se ti nuk e merr për bazë mendimin dhe aprovimin e njeriut që ke në krahë.
Problemet që ke në punë
Duke ja fshehur debatet, streset dhe gjithçka tjetër që ty të mundon në punë partnerit, thjesht sa po i përkeqëson gjërat.
Situata do të qartësohet nëse ti i ndan problemet e punë me njeriun që ke më afër. E kundërta do të ndodhë nëse vijon t’ia mbash sekret. Përveç stresit të punës do të shtohet një tjetër shqetësim: lidhja!
Lidhjet serioze të së kaluarës
Mund të mendoni se s’po bëni asnjë gabim duke ja fshehur, por ja që pas 7 vitesh dashuria jote e shkuar shfaqet para jush dhe bashkëshortit s’do t’i pëlqejë fare po fare situata e krijuar.
Diskutojini me njëri tjetrin marrëdhëniet e shkuara, që nesër askush të mos surprizohet nga një vizitë apo telefonatë e ish-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Dashit do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri