Vizita te dentisti nuk është gjëja më e këndshme në botë, por është e pashmangshme nëse duam të kemi një buzëqeshje të bukur dhe dhëmbë të shëndetshëm
Ne e dimë se një dentist mund të shohë lehtësisht nëse ne kujdesemi mjaftueshëm për dhëmbët tanë, por ka gjëra të tjera që dentistët do t’i vënë re menjëherë, por mund të mos komentojnë nëse nuk shohin një arsye mjekësore për këtë.
Këto janë disa nga kushtet që çdo dentist do t’i vërë re sapo të uleni në karrige dhe të hapni gojën:
Nuk i pastroni dhëmbët me fill
Zakonisht nuk i pastroni dhëmbët me fill, por nëse e bëni këtë përpara takimit të caktuar, dentisti juaj me siguri do ta dijë këtë. Nëse nuk përdorni fill çdo ditë, mishrat e dhëmbëve tuaj do të jenë të ndjeshëm dhe do të irritohen lehtësisht. Nëse vendosni të pastroni dhëmbët me fill para se të vizitoni dentistin, kjo do të irritojë më tej mishrat e dhëmbëve, të cilët do të fillojnë të rrjedhin gjak.
Shtatzënia
Pothuajse 40 për qind e grave zhvillojnë gingivit gjatë shtatzënisë, shpjegon dentisti Glen Stephenson për Prevention.
Gingiviti shfaqet për shkak të një sasie të shtuar të hormonit progesteron, i cili lehtëson zhvillimin e baktereve që shkaktojnë prishjen e mishrave të dhëmbëve. Në zgavrën e gojës mund të shfaqet edhe një gungë e kuqe që zhduket vetvetiu pas shtatzënisë.
Kafshoni thonjtë
Edhe pa shikuar duart tuaja, dentistët mund të thonë se ju kafshoni thonjtë tuaj. Kafshimi i vazhdueshëm i thonjve shkakton shkurtimin e dhëmbëve dhe mund të çojë në një zhvendosje të kafshimit apo edhe dhimbje në nofull. Le të jetë një tjetër nxitje për ju që të mos kafshoni thonjtë.
Thithja e gishtit të madh nuk u ndal me kohë
Nëse një foshnjë thith gishtin e madh, nuk do të ketë shumë pasoja për zhvillimin e nofullës, por nëse një fëmijë më i madh se shtatë vjeç e bën këtë, shanset janë të mëdha që dhëmbët të rriten në drejtimin e gabuar. Për fat të mirë, sot ka një sërë mënyrash për të drejtuar dhëmbë të tillë.
Vuani nga çrregullimi i të ngrënit
Mund të tingëllojë e çuditshme, por dentistët janë ndër njerëzit e parë që njohin çrregullimet e të ngrënit si bulimia. Acidi i stomakut do të gërryejë dhëmbët nga brenda dhe në atë anë do të zhvillohet më shumë karies. Bulimia nuk është shkaktari i vetëm i kariesit, por është më i zakonshmi.
Mungesë vitaminash
Mungesa e disa vitaminave mund të shkaktojë sëmundje të mishrave të dhëmbëve, plagë të ndryshme që shërohen ngadalë dhe infeksione të mishit dhe kockave, shpjegon dentisti John P. Dougherty. Mungesa e hekurit mund të vërehet edhe në zgavrën me gojë dhe mund të çojë në humbjen e palosjeve në qiellzë, e cila bëhet plotësisht e lëmuar.
Keni diabet
Çekuilibri dhe ndryshimet e papritura në nivelet e sheqerit në gjak shkaktojnë ndryshime të dukshme në mishrat e dhëmbëve. Ënjtja, gjakderdhja dhe ndjeshmëria e mishrave të dhëmbëve janë shenjë e diabetit dhe një simptomë tjetër është ndryshimi i konsistencës së pështymës.
Jeni nën stres të madh
Njerëzit të cilët janë nën shumë stres, shpesh fërkojnë dhëmbët e sipërm me dhëmbët e poshtëm gjatë gjumit, dhe kruajtja e dhëmbëve i shkurton dhe ndryshon formën e tyre. Kjo mund të shihet qartë në dhëmbët e njerëzve që po kalojnë një periudhë stresuese të jetës, shpjegon doktor Aodhan Docherty.
Pini shumë alkool
Tharja e zgavrës me gojë e shkaktuar nga konsumimi i tepërt i alkoolit mund të çojë në rritjen e formimit të kariesit. Bakteret në dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve prodhojnë acid duke zbërthyer karbohidratet dhe nëse nuk ka pështymë për të larë dhe holluar acidin, ajo do të gërryejë lehtë dhëmbët. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dhimbja e gjoksit nuk është gjithmonë një atak në zemër: Si ta dalloni nëse vjen nga zemra, mushkëritë apo lukthi?

Studimi që thyen stereotipet: Beqarët me rrezik më të ulët nga demenca

Rreziqet serioze që i shkakton mbajtja e urinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë