Është mbajtur nata finale e “Junior Eurovision 2016” në Valeta të Maltës.
Gjithsej 17 shtete konkurruan në natën finale, ndër to edhe përfaqësuesja e Shqipërisë Klesta Qehaja, me këngës “Besoj”.
Shumë fëmijë nga mbarë bota u argëtuan përmes këngëve të edicionit të sivjetmë të festivalit, të cilat në fund të natës finale nxorën fitues shtetin e Gjeorgjisë, me përfaqësuese Mariam Mamadashvili.
Kënga “Mzeo” arriti të sigurojë plot 239 pikë nga publiku dhe juria, gjersa vetëm për shtatë pikë më pak u rendit në vend të dytë Armenia, pasuar më pas nga Italia.
Por, kënga shqiptare e cila u prit aq mirë nga publiku dhe mendohej të shënonte shumë sukses me anë të temës që trajtonte, nuk arriti të jetë ndër më të votuarat në këtë edicion.
Kënga “Besoj” u rendit në vendin e 13-të, duke gurmbulluar vetëm 39 pikë nga juria dhe publiku. /Telegrafi/