LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata e katërt e Renault Laguna (Foto)

Gjenerata e katërt e Renault Laguna (Foto)

Një javë pasi Megane krejtësisht i ri u prezantua përmes fotografive, tash po qarkullojnë në internet fotografitë e modelit të ri të Renault Lagunas që janë bërë gjatë testimeve.

Kompania franceze ka paralajmëruar se modeli i ri do të jetë shumë më ndryshe, por kjo nuk mund të vërehet nga kamuflazhi i veturës gjatë testimeve, transmeton koha.net.

Gjenerata e katërt e Renault Lagunas raportohet se do të bartë motorë të ngjashëm me modelet e kaluara.


Në bazë të fotove, kjo veturë duket se do të jetë më e madhe se paraardhësi.

Besohet se kjo makinë mund të debutojë gjatë korrikut, ndërsa në shitje të dalë në shtator ose tetor.

ren1 ren2 ren3 ren4