LAJMI I FUNDIT:

Turqia udhëheq komandën e KFOR-it, gjenerali Ulutas merr detyrën

Turqia udhëheq komandën e KFOR-it, gjenerali Ulutas merr detyrën

Është bërë zyrtarisht ndërrimi i komandës së KFOR-it, ku nga sot trupat e NATO-s në Kosovë do të udhëhiqen nga gjenerali turk, Ozkan Ulutas.

Gjenerali italian, Angelo Michele Ristucca, ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralit turk, në një ceremoni të mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë.

Mandati i komandatit të ri turk të KFOR-it do të jetë një-vjeçar.


Turqia nga sot udhëheq trupat e KFOR-it në Kosovë
Lexo po ashtu Turqia nga sot udhëheq trupat e KFOR-it në Kosovë

Me rastin e inaugurimit të komandantit të 28-të KFOR-it në Kosovë ka ardhur edhe admirali Stuart B. Munsch, që është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

I njëjti ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë, duke thënë se në  vitet e fundit ka pasur dhunë më shumë se çdo herë tjetër.

“Përshtatja me mjedisin e ndryshueshëm të sigurisë për të përmbushur misionin e qëndrueshëm të komisionit të NATO-s ndaj KFOR-it është KFOR-i, përveç mbajtjes së mbi 4,000 trupave në Kosovë dhe mbajtjes së dialogut të shpeshtë me palët e interesuara, KFOR-i së fundmi ka pasur koordinim intensiv me Policinë e Kosovës, duke përforcuar funksionin e tyre si reaguesi i parë”, ka thënë Munsch.

Ai ka shtuar se KFOR gjithashtu ka pasur rritje të koordinimit me EULEX-in, duke përforcuar rolin e tyre si reagues i dytë dhe duke u përforcuar me shumë organizata dhe udhëheqës të tjerë në Kosovë dhe rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Kalo në kategori