Shefi i ushtrisë së Britanisë së Madhe, gjenerali Mark Carleton Smith, ka deklaruar se Rusia tash është një kërcënim shumë më i madh për sigurinë kombëtare të vendit të tij sesa i ashtuquajturi “Shteti Islamik”.
Në një intervistë për “Daily Telegraph”, ai ka thënë se Britania nuk duhet të ndihet rehat ndaj kërcënimit që vjen nga Rusia.
“Rusët synojnë ta shfrytëzojnë ndjeshmërinë dhe dobësinë e vendeve, kudo që e gjejnë atë”, tha ai.
Britania e Madhe e fajëson Rusinë për helmimin e ish-agjentit rus me helm kimik. Ai ishte helmuar në muajin mars të këtij viti, pasi i kishte ofruar të dhëna inteligjencës britanike. Ndërkaq, në tetor Britania e Madhe e akuzoi sërish inteligjencën ushtarake ruse për katër sulme kibernetike kundër Partisë Demokratike në SHBA dhe kundër një rrjeti të vogël televiziv në Britani.
Në intervistën e tij të parë që nga emërtimi në pozitën e re në qershor, ai tha se Rusia është pa dyshim kërcënim më i madh se grupet terroriste, siç janë ISIS-i apo Al Kaida.
“Rusia ka filluar përpjekje të vazhdueshme për të zbuluar dhe shfrytëzuar pika të dobëta në shtetet perëndimore, e sidomos në aspektin e sulmeve kibernetike, kontrollim të hapësirave ajrore dhe pajisjeve luftarake nënujore”, deklaroi gjenerali Smith.
Ai ka diplomuar në akademinë ushtarake “Sandhurst” gjatë viteve të fundit të Luftës së Ftohtë. Ka qenë udhëheqës i operacionit të kërkimit të Osama Bin Ladenit dhe ka pasur rol kryesor në luftimet kundër ISIS-it në Irak dhe Siri. Ai është emërtuar gjeneral i përgjithshëm i ushtrisë britanike në qershor të këtij viti, shkruan BBC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa