NATO nuk mund të ndaloj e vetme Rusinë dhe duhet të formulojë një “strategji të madhe” për sigurinë në Europë me Bashkimin Europian, thotë Adrian Bradshaw, zëvendëskomandant suprem i NATO-s.
Në një intervistë për gazetën “The Financial Times”, Gjenerali britanik Adrian Bredshaw, zëvendëskomandanti i NATO’s për Evropë, ka shprehur mendimin se NATO’ja nuk mund ta sprapsë e vetme Rusinë, dhe se duhet të formulojë një ‘strategji të madhe’ për sigurinë në Evropë së bashku më Bashkimin Evropian.
Gjenerali britanik Sir Adrian Bradshaw, thotë se Rusia do të paraqes rrezik për aq kohë sa Vladimir Putin do të jetë në pushtet. Thotë se mund të ketë pasoja ‘katastrofike’ nëse Perëndimi humb koherencën te ‘një kundërshtar që i ka në duar të gjitha nivelet e pushtetit’.
“Është përgjegjësi e NATO-s që jo vetëm të jetë arkitekte dhe ekzekutuese e strategjisë ushtarake, por të kuptojë se si strategjia ushtarake mund të integrohet me armët tjera të fuqisë kombëtare dhe të ngrit flamurin kur nevojiten aksionet jo ushtarake”, tha gjenerali Bradshaw.
“Duhet të lëvizim në drejtim të mundësisë së formulimit të një strategjie të madhe sipas modës së vjetër”, theksoi ai.
Ai tha se është shtuar shqetësimi për rajonin e Ballkanit, për çka nevojitet një qasje e përbashkët ndërmjet BE’së dhe NATO’s. Qeveria në Mal të Zi thotë se Rusia ishte pas trazirave vitin e kaluar.
”Jemi në dijeni (për atë që po ndodh në Ballkan) dhe po e përcjellim gjendjen me shumë, shumë kujdes”, ka thënë Gjenerali Bredshow, duke dhënë përfundimin se “Ballkani është pika e dobët (e sigurisë) në Evropë”.
Derisa perëndimi po merret me ekstremizmin islamik, Bredshow thotë se pak njerëz e kuptojnë rrezikun që vjen nga Moska.
Gen Bradshaw ka shërbyer si zëvendëskomandant i NATO-s që nga viti 2014. Ai do të zëvendësohet nga James Everard.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin