Rusia po përpiqet të luftojë ndikimin diplomatik të SHBA-ve, duke forcuar konfliktin në Siri dhe duke e portretizuar veten si një arbitër në luftën civile, tha sot gjenerali i lartë amerikan që shërben në Lindjen e Mesme, gjatë një kritike drejtuar Moskës.
“Po bëhem shumë serioz, kur them se ata luajnë rolin e zjarrvënësve dhe zjarrfikësve, duke ushqyer tensionet dhe pastaj duke u përpjekur t’i zgjidhin ato në favor të tyre”, tha gjenerali amerikan, Joseph Votel para Dhomës së Përfaqësuesve.
Ai tha se Moska po shtyn alternativat për negociatat politike të udhëhequra nga Perëndimi në Siri dhe Afganistan, në mënyrë që të kufizojë ndikimin e SHBA-ve.
Në frontin ushtarak në Siri, Votel tha se Rusia po përdor konfliktin për të testuar dhe ushtruar armë të reja dhe taktika, “shpesh me pak vëmendje për dëmet kolaterale, apo viktima civile”.
Ai pohoi se një rritja e sistemeve raketore ruse në Lindjen e Mesme “kërcënon qasjen dhe aftësinë tonë për të dominuar hapësirën ajrore të rajonit”.
Votel tha se së bashku me Iranin, Rusia po përpiqet të forcojë qeverinë siriane nën presidentin Bashar al-Assad dhe të thyejë partneritetin e vjetër strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë.
Uashingtoni dhe Ankaraja janë gjithnjë e më shumë në kundërshtim për praninë e luftëtarëve kurdë sirianë, të mbështetur nga SHBA-të, të konsideruar nga Turqia si të afërt me terroristët kurdë.
Duke folur për këta luftëtarë, të cilët veprojnë nën flamurin e Forcave Demokratike të Sirisë, Votel tha “partnerët tanë në terren në Siri kanë avancuar në një rrugë të gjatë drejt objektivave tona dhe ne do të rrimë me ta drejt përfundimit të kësaj lufte, për eliminimin e Shtetit Islamik në territorin sirian”. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?