Gjenerali amerikan, Mark Milley tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Tajvan për të ndihmuar ishullin të mbrohet.
“Shpejtësia me të cilën ne, Shtetet e Bashkuara ose vendet e tjera, po ndihmojmë Tajvanin të përmirësojë aftësitë (e tyre) mbrojtëse, mendoj se duhet të përshpejtohet në vitet në vijim”, tha para gazetarëve gjenerali amerikan gjatë një vizite në Tokio.
Ai tha se tajvanezët kanë nevojë për armë të tilla si sistemet e mbrojtjes ajrore dhe ato që mund të synojnë anijet nga toka.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që ushtria e Tajvanit dhe aftësitë e tyre mbrojtëse të përmirësohen”, tha ushtaraku, raporton thewallstreetjournal.
Tajvani kohët e fundit është ankuar për vonesa në dorëzimin e armëve amerikane, si raketat anti-ajrore Stinger, sepse prodhuesit i drejtonin dërgesat në Ukrainë, ndërsa ajo lufton kundër pushtimit të forcave ruse.
Tajvani ka thënë se shpenzimet për mbrojtjen këtë vit do të fokusohen në përgatitjen e armëve dhe pajisjeve për një “bllokadë totale” të Kinës, duke përfshirë pjesë për luftëtarët F-16 dhe rimbushjen e armëve.
Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi më i rëndësishëm i armëve i Tajvanit ndërsa Pekini ka bërë thirrje vazhdimisht që t’i jepet fund shitjeve të armëve amerikane për tajvanezët, duke e parë atë si mbështetje të pajustifikuar për një ishull që Pekini pretendon se është nën juridiksionin e tij.
Kina, e cila pretendon Tajvanin si të sajën dhe kërcënon ta vendosë ishullin nën kontrollin e saj nëse është e nevojshme, ka rritur presionin ushtarak dhe diplomatik për të detyruar ishullin të pranojë sovranitetin kinez që kur presidenti Tsai mori detyrën në vitin 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë