LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e trevjeçarit që u zu nga rrethojat e objektit në Prishtinë është stabile, por me lëndime serioze

Gjendja e trevjeçarit që u zu nga rrethojat e objektit në Prishtinë është stabile, por me lëndime serioze

Gjendja shëndetësore e trevjeçarit i cili mori lëndime të rënda trupore të mërkurën si pasojë e rrëzimit të rrethojave të një objekti, në Prishtinë është stabile edhe pse lëndimet janë serioze.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka.

Uka tha se fëmija është sjellë mbrëmë në Qendrën Emergjente në QKUK, ku më pas është dërguar në Klinikën Intensive për të marr mjekime të tjera.


“Fëmija është sjellë mbrëmë  në Qendrën Emergjente si pasojë e lëndimeve që ka marr nga zënia e një  rrethoje. Pas ekzaminimeve dhe analizave të kryera është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Intensive për të marrë mjekime edhe më tutje”, ka thënë ai.

E zënë rrethojat e objektit në Prishtinë - trevjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore
Lexo po ashtu E zënë rrethojat e objektit në Prishtinë - trevjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Ai po ashtu tregoi se trevjeçari ka marrë lëndime në regjionin e kokës dhe të gjoksit, dhe sipas tij fëmija ende vazhdon të qëndroj i lidhur për aparate të frymëmarrjes.

“Lëndimet janë kryesisht në regjionin e kokës dhe të gjoksit. Fëmija për momentin vazhdon të qëndroj i lidhur për aparate të frymëmarrjes. Gjendja prezantohet stabile edhe pse lëndimet janë serioze”, ka thënë ndër të tjera, Shaqir Uka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori