LAJMI I FUNDIT:

Gjenden dy persona të vdekur, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Drenas

Gjenden dy persona të vdekur, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Drenas
Foto: Ilustrim

Dy persona janë gjetur pa shenja jete, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Drenas.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në dy rastet personat janë gjetur të shtrirë në rrugë dhe nga disa kalimtarë janë dërguar në qendrat mjekësore.

Në rastin e parë personi është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili e ka dërguar në QKUK, vdekjen e të cilit e konstatuan ekipi mjekësor.

Tutje në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:30 në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, në rastin e dytë e cila ka ndodhur në Drenas, personi i cili është gjetur i shtrirë nga disa kalimtar është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare ku edhe është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori