Policia e Kantonit të Aargaut, ka njoftuar pasditen e të premtes se ka gjetur trupin e pajetë të vogëlushit të shpallur të humbur, Zenel M. Ai është nxjerrë në Wilnahern nga lumi Aare.

Policia Kantonale e Aargaut dhe forcat e shpëtimit e kanë kërkuar që nga mbrëmja e të enjtes vogëlushin shqiptar në Möriken-Wildegg AG.


Të enjten mbrëma u zhduk një djalosh 4-vjeçar, me emrin Zenel M. Kërkimet vazhduan deri në orët e vona të së enjtes dhe të premten.

Ai ishte duke luajtur në një shesh lojërash në Wildegg AG, së bashku me nënën e tij dhe papritur ishte zhdukur, shkruajnë mediat zvicerane përcjell albinfo.ch.

1 192

Aty afër ishte edhe një lum dhe policia dyshonte se mund të kishte rënë në të, pasi nuk gjendej askund. Madje, ishin përdorur edhe helikopterët për të gjetur djaloshin 4-vjeçar.

Kërkimi vazhdoi të premten dhe është gjetur i vdekur nga punëtorët e shpëtimit.