Një person pa shenja jete është gjetur ditën e premte në Prishtinë.

Viktima është gjetur në një objekt të pabanuar, transmeton Telegrafi.


"Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull", thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/