LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një femër në Kamenicë

Gjendet pa shenja jete një femër në Kamenicë
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:45 në fshatin Muqiverc, në Kamenicë.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij,  viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/