LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete 20-vjeçarja në Metehi të Podujevës, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet pa shenja jete 20-vjeçarja në Metehi të Podujevës, dyshohet për vetëvrasje
Foto: Ilustrim

Një femër e moshës 20-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Metehi të Podujevës, mbrëmjen e së mërkurës.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se, “Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një person  pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës”.


Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar mjekët emergjent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ndërkaq sipas informacioneve dyshohet e njëjta ka bërë vetëvrasje.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatur vdekja e saj”, tha Borovci.

Tutje ai shtoi se ”Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”. /Telegrafi/​​

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori