Një inxhinier, gjatë një inspektimi në një depo të vjetër 209-vjeçar në Skoci, zbuloi një mesazh brenda një shisheje që datonte 132 vite më parë.
Ross Russell, inxhinier mekanik i Bordi të Fenerëve të Veriut, hoqi disa panele nga një dollap në Fenerin Corsewall, i vendosur në majën veriore të Rhins of Galloway, dhe vuri re një shishe të fshehur brenda murit.
Russell dhe ekipi përdorën një litar dhe një dorezë fshese për ta nxjerrë shishen nga vendi i saj i fshehtë dhe e hapën së bashku me rojen aktual të fenerit, Barry Miller.
Sipas ekipit, tapa ishte ngjitur fort dhe duhej të hiqej me kujdes duke përdorur një shpues.
“Ne të gjithë u betuam për heshtje nëse do të ishte një hartë thesari”, tha me shaka Miller.
Brenda saj gjendej një shënim i datës 4 shtator 1892, që mbante emrat e tre inxhinierëve që kishin instaluar një dritë në majën e fenerit 30 metra të lartë, si dhe emrat e tre rojtarëve të fenerit.
“Ishte kaq emocionuese, ishte sikur të takonim kolegët tanë nga e kaluara. Ishte sikur ata të ishin aty me ne”, tha Miller dhe shtoi se “ishte si t’i prekësh ata, si të ishin pjesë e ekipit tonë. Në vend që të ishim vetëm katër, ishim të gjithë aty, duke ndarë atë që ata kishin shkruar, sepse ishte e prekshme dhe mund të shihje stilin e shkrimit të tyre”.
Shënimi përmbante:
“Kjo dritë u instalua nga James Wells, inxhinier; John Westwood, marangoz; James Brodie, inxhinier; David Scott, punëtor, të firmës James Milne & Son Engineers, Milton House Works, Edinburgh, gjatë muajve nga maji deri në shtator dhe u ndez përsëri të enjten në mbrëmje, më 15 shtator 1892. Në atë kohë, rojtarët e stacionit ishin: John Wilson, kryesor; John B Henderson, ndihmës i parë; John Lockhart, ndihmës i dytë. Lentet dhe makina u siguruan nga James Dove & Co Engineers Greenside Edinburgh dhe u instaluan nga William Burness, John Harrower, James Dods, inxhinierë me firmën e sipërpërmendur”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori xhirohet duke bërë seks me studenten (Video, +18)

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Cila ombrellë është e ndryshme nga të tjerat?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe