Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e së dielës në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se ekipet mjekësore e kanë konfirmuar vdekjen e personit në fjalë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, deklaroi ajo.
Sipas Ahmetit zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast./Telegrafi/