Gjendet një gjurmë dore e rrallë 4,000-vjeçare

Një gjurmë dore 4,000-vjeçare është gjetur në një varr të lashtë egjiptian.
Bëhet e ditur se zbulimi u bë nga studiuesit e Universitetit të Kembrixhit në një "shtëpi shpirtërore", një lloj modeli prej balte në formën e një ndërtese, shkruan BBC.
Kuratorja Helen Strudwick tha se gjurma e plotë e dorës, e cila daton nga viti 2055 deri në vitin 1650 para Krishtit, ishte "një zbulim i rrallë dhe emocionues".
Ajo do të ekspozohet si pjesë e ekspozitës së universitetit "Made in Ancient Egypt" në Muzeun Fitzwilliam që hapet më 3 tetor.
Ekspozita përqendrohet te njerëzit që bënin artizanatet e lashta egjiptiane.
Ndërsa qeramika përdorej gjerësisht dhe sasi të mëdha qeramike kanë mbijetuar, ka relativisht pak detaje të njohura. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































