Roy Sawrad kishte mbledhur për më se 50 vite, autografet e personave më të famshëm në Hollywood dhe vende tjera të botës.

Mirëpo, adhuruesi që konsiderohet si gjuetar i autografeve, është ndarë nga jeta në fillim të vitit, pa pasur afër koleksionin e tij, sepse i kishte humbur në rrethana të panjohura, transmeton Telegrafi.


Gjendet koleksioni me autografet e të famshmëve qe i kishte humbur pronarit foto 2 Pjesë të oleksionit...

Por, së fundmi është gjetur ky koleksion në një banesë në Londër dhe pritet të del së shpejti në ankand.

Gjendet koleksioni me autografet e të famshmëve qe i kishte humbur pronarit foto 3 Shumë të famshëm, si aktorë dhe sportistë

Aktorë, këngëtarë, muzikantë, sportistë dhe prezantues, janë disa nga të famshmit të cilëve Sawrad iu kishte marrë nënshkrimet.

Gjendet koleksioni me autografet e të famshmëve qe i kishte humbur pronarit foto 4 Koleksioni i rrallë pritet të del në ankand

Në të njëjtën kohë, ky koleksioni është i vetmi i llojit të tij, meqë ka humbu nga pronari dhe është gjetur vite më vonë në një vend të braktisur.

Gjendet koleksioni me autografet e të famshmëve qe i kishte humbur pronarit foto 5 Nënshkrimet që mblodhi për 50 vite...

Pritet që fotografitë me nënshkrimet origjinale të shiten ndaras, duke arritur shuma prej mijëra eurove. /Telegrafi/