LAJMI I FUNDIT:

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Mitrovicën e Veriut

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Mitrovicën e Veriut

Autoritetet e Kosovës konfirmuan se gjatë gërmimeve në brendësi të hapësirës së varrezave të komunitetit mysliman në Mitrovicë të Veriut të enjten janë gjetur mbetjet mortore të së paku një personi, që dyshohet se është viktimë e luftës së fundit në Kosovë.

“Në rastin konkret janë duke u zhvarrosur mbetjet mortore të një viktime të luftës dhe pastaj sigurisht po flas për minimumin. Pastaj do të vazhdohet me ekzaminimin ligjor dhe varësisht prej ekzaminimeve përfshire edhe analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i individëve të zhvarrosur dhe identiteti i tyre”, tha Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.

Gara tha se në bazë të informatave të siguruara në të njëjtin vend dyshohet edhe për pesë raste të tjera.


Ai ka shtuar se në vendin ku janë bërë gërmimet janë kthyer për të disatën herë në bazë të disa informacioneve të reja të marra nga burime të ndryshme duke përfshirë edhe ato të komisionit të të pagjeturve në Serbi.

“Në ditët në vijim do të kthehemi sërish në ketë lokacion varësisht prej punës që po e bëjmë në kuptimin e lokalizimit të rasteve”, u shpreh Gara.

Autoritetet e Kosovës, vit pas viti që nga përfundimi i luftës kanë kryer gërmime në lokacione brenda territorit të Kosovës, të dyshuara për varreza masive.

Edhe 2 dekada pas luftës, 1643 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. Nga ky numër, pjesa më e madhe janë shqiptarë, të tjerët janë serbë dhe pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë që jetojnë në Kosovë. /Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori