LAJMI I FUNDIT:

Gjenden dy veturat e vjedhura në Ferizaj

Gjenden dy veturat e vjedhura në Ferizaj
Foto: Arkiv

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve–Njësia e Auto-krimeve në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë rajonale në Prizren, kanë arritur të gjejnë edhe veturën e dytë të vjedhur në Ferizaj, dy javë më parë.

Më datën 16.07.2017, në garazhin e viktimës, B.Q. në rrugën “Mulla Idriz Gjilani” në Ferizaj, janë vjedhur dy vetura të tipit,  “BMW  X5”  dhe  “BMW   X7”.

Pas raportimit të rastit, Policia ka filluar hetimet dhe ka arritur ta gjejë veturën, “X 7”, e cila ishte lënë dhe braktisur në Prishtinë. E njëjta i është kthyer pronarit.


Dje, ndërkaq, policia ka pranuar informatën se edhe vetura tjetër,  “X 5”  ndodhet në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit.

Njësia e Auto-krimeve në Ferizaj, në bashkëpunim me njësinë homologe të Prizrenit, e kanë konfiskuar veturën , e cila pas ekzaminimit do t’i kthehet pronarit, B.Q. nga Ferizaj.

Policia është duke hetuar këtë rast dhe po punon në zbulimin dhe kapjen e të dyshuarve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Politikë
Kalo në kategori