LAJMI I FUNDIT:

Gjenden 31 qese me marihuanë në Prizren

Gjenden 31 qese me marihuanë në Prizren

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë planit operativ “Stop drogave në shkolla” është kontrolluar një lokacion në afërsi të kompleksit të shkollave në Prizren, pasi dyshohej se shpërndahet dhe shitet substancë narkotike e llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 31 paketime të mbështjella në qese plastike të madhësive të ndryshme, me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 3.797 kg.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një veturë Golf V me targa vendore. /Telegrafi/


Foto: Ilustrim