Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Evropian (BE) për bujqësinë në Shqipëri, të dhëna nga programet IPARD, përbëjnë një shumë prej 33.5 milionë eurosh, e cila është 2,5 herë me lartë se shuma prej 13 milionë euro që nuk është përdorur në mënyrë të rregullt nga 6 shtete të tjera në Ballkan të tilla si Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i zi, Bullgari dhe Rumania.
Të dhënat janë raportuar në një dokument pune të Komisionit Evropian (KE), i cili jep një vlerësim statistikor të parregullsive të raportuara për vitin 2022, që nuk përbëjnë veprimtari mashtruese.
Shuma totale e parregullsive e gjetur në 7 shtete të Ballkanit është rreth 47 milionë euro, nga të cilat 71 për qind i takojnë Shqipërisë dhe 13 milionë euro ose 29 për qind në 6 vende te tjera.
Dokumenti i KE tregon se nga viti 2021 deri në vitin 2022, numri i parregullsive jo-mashtruese pësoi rritje të jashtëzakonshme dhe roli kryesor i takon Shqipërisë.
Numrin më të lartë të rasteve me parregullsi e kishin Turqia dhe Maqedonia e Veriut, por vlera më e lartë monetare e abuzimeve i takon Shqipërisë, theksojnë ekspertët e KE.
Psh në Turqi u gjetën 208 raste të parregullta ku janë përdorur fondet e IPARD. Por vlera e fondeve në këto raste ka qenë e vogël, më pak se 10 mijë euro, duke bërë që shuma e konsideruar e parregullt në rastin e Turqisë mos të jetë më shumë se 7.9 milionë euro. Turqia është një shtet në proces anëtarësimi me dhe me një popullsi 31 herë më të madhe se Shqipëria.
Në Maqedoninë e Veriut fondet e IPARD të gjetura në parregullsi janë rreth 3.2 milionë euro që u takojnë 155 rasteve.
Përjashtim bën Shqipëria e cila nuk ka përdorur sipas rregullave shuma për projekte të mëdha. Psh në vendin tonë janë gjetur 54 raste të parregullta, që përbëjnë një shumë prej 33.5 milionë eurosh 98 për qind e së cilës ishte vetëm në vitin 2022.
Për shkak të parregullsive dhe skemave mashtruese BE ka bllokuar fondet e IPARD për Shqipërinë, duke i dhënë një goditje të lartë sektorit, i cili veç të tjerash vuan edhe nga mungesa e financimeve të brendshme.
Në të gjithë rajonin, fondet e IPARD shënuan rritje të disbursimeve pas pandemisë. Shqipëria do të përfitonte nga viti 2023 deri më 2027 rreth 94 milionë euro.
Shqipëria dhe Serbia ishin përfituesit më të mëdhenj nga programi IPARD, por një proces hetimi nga zyra e hetimit për rregullisë e procesit (OLAF) ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.
Fondet e paketa në dispozicion nuk po mundësojnë investime në mbrojtjen e bujqësisë nga ndryshimet klimatike dhe as nuk mund të nxisin novacionin në këtë fushë për të rritur rendimentin që në shumë kultura është shumë më i ulët se në BE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber” për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

MPB: Sot janë zhvilluar negociata për kontrolle të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë

Plagosi me thikë gruan në Sarandë, 55-vjeçari ende në kërkim

Formimi i qeverisë së re, Konjufca: Besoj i kemi numrat

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në ShBA

Formimi i institucioneve të reja, dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot

Skandali i mishit me salmonelë në Shqipëri, Ministrja e Bujqësisë njofton shkrirjen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit

Liderët e VLEN-it kundër Taravarit: Nuk kemi komunikuar me BDI-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani