LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vitit 2021, Qeveria e Kosovës shpenzoi mbi 2 miliardë euro

Gjatë vitit 2021, Qeveria e Kosovës shpenzoi mbi 2 miliardë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) së fundmi ka publikuar llogaritë qeveritare për periudhën 2015-2021.

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe. Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë për vitin 2021 ishin 2.484.6 milionë euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%, aktivet dhe detyrimet financiare 11%, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.


Llogaritë Qeveritare 2015-2021/Burimi: ASK

Kurse shpenzimet e Qeverisë në vitin 2021 ishin 2,376.4 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 27%, kontributet sociale dhe përfitimet 26%, konsumi i ndërmjetëm 14%, formimi i kapitalit bruto 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Llogaritë Qeveritare 2015-2021/Burimi: ASK

ASK thekson se ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori