LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vitit 2017 në rajonin e Prishtinës ndodhën 7 mijë e 643 aksidente ku vdiqën 35 persona

Gjatë vitit 2017 në rajonin e Prishtinës ndodhën 7 mijë e 643 aksidente ku vdiqën 35 persona

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë vitit që lamë pas në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 7 mijë e 643 aksidente, ku nga to 31 kanë qenë me pasoja fatale.

“Gjatë vitit 2017 në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 7.643 aksidente trafiku prej tyre:

31 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 35 persona të vdekur
2.346 Aksidente trafiku me të lënduar – 4.598 persona të lënduar, si dhe
5.266 Aksidente trafiku me dëme materiale”,thuhet në njoftimin e Policisë.


Më tej policia përmes këtij njoftimi ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar.

“Duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori