LAJMI I FUNDIT:

Gjatë këtij muaji takohen Putin dhe Erdogan, temë kryesore vendimi i SHBA-së

Gjatë këtij muaji takohen Putin dhe Erdogan, temë kryesore vendimi i SHBA-së

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin pritet të zhvillojnë një takim gjatë këtë muaji.

Mësohet se tematika kryesore e bisedimeve të të dyve pritet të jetë vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupat nga Siria.

Takimi Erdogan-Putin pritet të mbahet gjatë këtij muaji, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu.


Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov ka thënë po ashtu se të dy presidentët janë pajtuar që të mbajnë një takim së shpejti.

Erdogan dhe Putin herën e fundit ishin takuar në samitin e G20-ës që u mbajt në Buenos Aires më 1 dhjetor, 2018.

Turqia mbështeti grupet rebele opozitare në Siri, ndërkaq Rusia dhe Irani mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më 20 dhjetor, 2018, njoftoi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria.

Lidhur me tërheqjen e trupave amerikane, këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, John Bolton tha se do të bisedojë me zyrtarët ushtarakë turq, gjatë ditës së martë, kur pritet edhe të vizitojë këtë vend.