Në incidentet që ndodhën në finalen e Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës është lënduar edhe gazetarja e Art Motion, Ulpiana Emra.

Sipas mediumit ku punon ish-basketbollistja, ajo është goditur me shishe që ka ardhur nga tribunat dhe ka pësuar lëndime trupore.


Ulpiana Emra ka karrierë të gjatë e të suksesshme si basketbolliste. Ndër të tjera ishte edhe reprezentuese e Kosovës.

378268465 6533252250122297 1413875506410464130 n

Incidente të shumta i kanë qitur hije të keqe finales së Superkupës, të zhvilluar të dielën mbrëma në Suharekë.

Para disa ditëve në ndeshjen Trepça - Bashkimi, me të përfunduar ajo, u ndezën fishekzjarr dhe disa nga to e kane goditur tavolinën e komentimit dhe komentatorin e KSportit, Agon Radoniqi, bëjnë të ditur nga ky medium. /Telegrafi/

telegrafi sport app