LAJMI I FUNDIT:

Gjatë ditëve të ardhshme, pas temperaturave të larta mund të ketë erëra të forta me shi e shkarkime rrufesh në Kosovë

Gjatë ditëve të ardhshme, pas temperaturave të larta mund të ketë erëra të forta me shi e shkarkime rrufesh në Kosovë
Foto: Ridvan Slivova

Situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik. Kjo gjendje meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore, bën të ditur IHK.

“Në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdojë deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.


Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta.

Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale  e fortë.

Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe kuptohet asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjella me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në, flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në, flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Bie në kontakt me rrymën, vdes 22-vjeçari në Vushtrri

Bie në kontakt me rrymën, vdes 22-vjeçari në Vushtrri

Kronika e Zezë
Kalo në kategori