LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë viktima dhe 535 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Gjashtë viktima dhe 535 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.445 teste, ndërsa janë regjistruar 535 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-277, Kumanovë-17, Dibër-7, Shtip-22, Prilep-26, Tetovë-18, Strugë-8, Veles-10, Manastir-13, Ohër-4, Kavadar-4, Gostivar-5, Gjevgjeli-24, Strumicë-30, Kriva Pallankë-2, Radovish-6, Koçan-12, Probishtip-3, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Vallandovë-5, Vinic-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-9, Kërçovë-15, Resnjë-8, Negotin-5.

Instituti i Shëndetit Publik regjistron 168 pacientë të rikuperuar nga coronavirusi.


Gjashtë persona vdiqën në spital, pacientë nga Manastiri (66), Kumanova (57), Prilepi (72), Sveti Nikollë (69), Veles (67) dhe Negotinë (55).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 22.170./Telegrafi/