Gjashtë trendet që mezi po prisni këtë pranverë

Shfletoni galerinë për të parë më të përdorurat në pasarelat e modës për pranverën e këtij viti.
Mund të duket si për vajzat e shkollës, por një fjongo e tillë e thjeshtë për flokët mund t’ju bëjë të dukeni më të sofistikuara. "Ai i lartëson flokët tuaj dhe i bën të duken më të veçantë,” thotë Redken drejtori kreativ i Palau, i cili i krijoi këta shirita për Dior dhe Oscar de la Renta.
Një ton ngjyrë rozë e ëmbël në sy do t’ju bëjë të dukeni bukur. “Unë përdora një ton shumë të lehtë,” tha says Philips, drejtori kreativ për grim i Dior. Për të arritur një “pamje të shndritshme dhe të bukur” rreth syve ai aplikoi një hije të tillë për modelet duke përdorur ngjyrat e pastelit. Nëse sytë janë shumë rozë mund të duken sikur je sëmurë, por nëse përdorni edhe ngjyra të tjera në të gjithë fytyrën do të dukeni shumë bukur.
Dihet që ngjyra e kuqe e buzëve është një nga më të bukurat në botë, por kjo ngjyrë është më shumë femërore sipas Westman, i cili përdori këtë ngjyrë midis të purputës dhe vjollcës. Ajo është një formulë e lëngshme pa shkëlqim që i bën buzët të duken më të pastra dhe thekson më shumë ngjyrën e lëkurës.
Bëhuni një nga vajzat më frymëzuese të sezonit me modelet që Choi ju jep dhe që mund t’i bëni në shtëpi. "unë bëra 3 deri në 4 shtresa me manikyr për të arritur këtë efekt,” tha ajo duke shtuar se qëllimi është të mos duken të përsosur. “Ndonjëherë mund të duket pak e egër”. Për tu dhënë shkëlqim ajo përdor edhe një shtresë tjetër. Ngjyra e argjendit do t’ju jap një shkëlqim që do të vihet re kudo sipas saj.
Kjo do të jetë një nga më të preferuarat këtë sezon: metali i çmuar në buzë, në sy dhe në aksesorët e flokëve ishte ajo që mbizotëroi në Rodarte. "Pjesë të tilla në flokë të bëjnë të dukesh më e sofistikuar,” thotë Gilbert, i cili i përdori ato tek modelet disave si kurorë në kokë ndërsa të tjerave vetëm karfica të vogla.
Një ngjyrë blu e goditur mund t’i gjallërojë sytë e lodhur. Garland i dha modeleve të Monique Lhuillier një ngjyrë qielli të trashë që duket bukur në të gjitha ngjyrat e lëkurës. /Telegrafi/



























































