Sistemi tretës është një sistem tepër kompleks i përbërë nga mikroorganizma të shumtë. Ndaj është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje simptomave të zorrëve jo të shëndetshme, për të reaguar në kohë dhe për ta zgjidhur sa më shpejt problemin shëndetësor.
Edhe pse disa prej këtyre mikroorganizmave janë të dëmshëm, shumica e tyre janë të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ka rreth 500 lloje të ndryshme të tyre, dhe ato ndikojnë drejtpërdrejt në disponimin, sistemin imunitar dhe shëndetin mendor. Madje ekziston një lidhje mes tyre dhe sëmundjeve të lëkurës, kancerit dhe çrregullimeve autoimune.
Shqetësime të lukthit
Mosfunksionimi i baktereve të zorrëve quhet disbiozë dhe mund të shkaktojë tretje jo të rregullt ose eliminim të ushqimit. Disbioza mund të shkaktojë kapsllëk, parehati, ënjtje të barkut, gazra dhe fryrje. Gazrat dhe ndjenja e fryrjes janë një tregues se nuk prodhohet mjaftueshëm acid në stomak, kështu që ushqimi fermentohet në lukth. Për disa njerëz, disbioza mund të çojë në zhvillimin e sindromës së zorrës së irrituar (IBS) ose kancerit të zorrës së trashë.
Intoleranca në ushqim
Disbioza mund të shkaktojë gjithashtu alergji ushqimore dhe intolerancë ushqimore. Këto janë të ndryshme nga helmimi me ushqim, ku nivelet e larta të baktereve ose viruseve në ushqim bëjnë që trupi të nxjerrë jashtë ushqimin e rrezikshëm. Me një alergji ushqimore, një person shfaq të gjitha llojet e reagimeve kur konsumon një lloj të caktuar ushqimi. Nga ana tjetër, me intolerancën ushqimore, trupi i njeriut nuk është në gjendje t’i tretë siç duhet disa ushqime, gjë që shkakton gjendjet e përmendura më parë, si gazrat, kapsllëkun, fryrjen e barkut dhe të ngjashme.
Dëshira për sheqer
Bakteret e zorrëve sekretojnë proteina që janë të ngjashme në natyrë me leptinën dhe grelinën, të cilat janë hormone që rregullojnë urinë. Këto baktere ndikojnë në disponimin dhe oreksin. Pra, nëse vazhdimisht hani ushqim të shëndetshëm, ju ushqeni bakteret e mira që zhvillohen mbi to, kështu që me kalimin e kohës jeni gjithnjë e më shumë të prirë për të ngrënë ushqim të shëndetshëm.
Ndryshime të papritura në peshë, erë e keqe e gojës, mungesë vitaminash
Bakteret e zorrëve ndikojnë në mënyrën se si lëndët ushqyese nga ushqimi përthithen, sheqeri absorbohet dhe ruhet yndyra. Këta tri parametra kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me peshën. Nëse një person po humb peshë pa arsye, ai mund të vuajë nga një gjendje e quajtur rritje e tepërt e baktereve në zorrët e holla (SIBO).
Era e keqe e gojës shkaktohet nga bakteret që gjenden në mishrat e dhëmbëve, midis dhëmbëve dhe gjuhës. Megjithatë, ndryshimet në bakteret e zorrëve mund të tregojnë sëmundje të veshkave dhe diabet të kontrolluar keq, të cilat po ashtu shkaktojnë erën e keqe të gojës.
Pavarësisht një diete të shëndetshme, disa njerëz shfaqin mungesë të vitaminave dhe arsyeja për këtë është një çekuilibër në bakteret e zorrëve. Bakteret e zorrëve janë fajtore për mungesën e magnezit, vitaminave B7, B12, D dhe K.
Alergjitë
Zorrët e dëmtuara të shkaktuara nga një dietë jo e shëndetshme mund të shkaktojnë alergji ushqimore dhe humbje të proteinave. Kjo mund të shkaktojë sëmundje të lëkurës, si ekzema, rozacea, akne, skuqje dhe psoriazë. Një përmbledhje kërkimore e botuar në revistën Frontiers in Microbiology zbuloi se bakteret e zorrëve të çekuilibruara mund t’i shkaktojnë të tria llojet e alergjive: alergjitë e lëkurës, alergjitë ushqimore dhe alergjitë e frymëmarrjes.
Gjendjet autoimune
Një zorrë e shëndetshme është thelbësore për një imunitet të mirë, sepse pothuajse 70 për qind e sistemit imunitar ndodhet në zorrë. Kur zorra është jashtë ekuilibrit, ajo shkakton një sërë gjendjesh të tilla si inflamacion dhe çrregullime autoimune.
Disa nga bakteret e zorrëve prodhojnë toksina që shkaktojnë inflamacion dhe nxitin disa nga gjendjet e listuara më sipër, si ndjeshmëria ndaj insulinës, ekzema, dhimbje barku, kapsllëk, sindroma e zorrës së irrituar dhe migrenë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme