LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë muaj qeverisje, Kurti: Kemi thënë se bizneseve do t’ia heqim pushtetin zhvatës nga qafa, këtë e bëmë

Gjashtë muaj qeverisje, Kurti: Kemi thënë se bizneseve do t’ia heqim pushtetin zhvatës nga qafa, këtë e bëmë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në 6 muajt e parë të qeverisjes së tij ka pasur rritje të të të hyrave prej 33 për qind më shumë se sa rritja e aktivitetit ekonomik, duke iu falënderuar uljes së informalitetit.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se të hyrat e mbledhura brenda vendit po rriten me ritëm më të shpejtë se sa të hyrat që mblidhen në kufi.

“Qarkullimi i bizneseve në 6 muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 30 për qind, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë rritja është edhe më impresive dhe kap shifrën prej 46 për qind”, ka shkruar Kurti.


“Kjo rritje e aktivitetit ekonomik ka rezultuar edhe në performancë më të mirë në të hyra, ku 34 për qind ka më shumë të hyra nga tatimi në të ardhura të korporatave, 37 për qind më shumë TVSH e mbledhur dhe 95 për qind më shumë të hyra të mbledhura nga tatimi në pronë”, shton ai.

Sipas tij, e gjithë kjo është pjesë e premtimeve parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje “që ta çlirojë potencialin e biznesit duke e nivelizuar fushën e lojës dhe duke ua hequr pushtetin zhvatës nga qafa. Këtë e bëmë dhe kjo tani dhe kjo tani po jep edhe rezultat”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori