Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se sot bëhen gjashtë muaj nga formimi i Qeverisë që ai drejton, ndërsa tha se nga një vend ku as nuk kishte kontratë për sigurimin e vaksinave antiCOVID, sot Kosova është vendi i dytë në rajon për vaksinimin e qytetarëve.
Ai tha se nga formimi i Qeverisë më urgjentja ishte menaxhimi i pandemisë.
“Nuk gjetëm asnjë vaksinë, asnjë kontratë të negociuar për sigurimin e tyre, ndërkaq sot që flasim i kemi siguruar 2.2 milionë vaksina dhe janë administruar 1.2 milion sosh. Vaksinimin e filluam të fundit në rajon me një diferencë bukur të madhe kohore dhe refuzuam të marrim vaksinat që nuk janë aprovuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, ndërsa sot jemi në rajon shteti i dytë për vaksinimin e qytetarëve”, tha ai, raporton Telegrafi.
Kurti tha më tej se varianti Delta mori mori shumë jetë të njerëzve.
Sipas tij, masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë efektin e tyre dhe nga mbi 2 mijë raste në ditë, numri ka rënë në 173 të të infektuarve sa ishin një ditë më parë, ndërkaq numri i të hospitalizuarve ka shënuar rënie për 71 për qind.
“Në emër të qeverisë shpreh ngushëllime për secilën jetë të humbur, duke shpresuar se ke kemi lënë prapa më të keqen dhe duke shpresuar se kësaj pandemie do të vie e po i vie fundi, e fundin e secilës do ta shohim më shpejtë nëse vaksinohemi të gjithë e sa më shpejt”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

LDK mbledh kryesinë – diskutohet rezultati zgjedhor

Janevska: Gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet në ndërtim të Fakultetit të Informatikës

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa