Paniku dhe frika e madhe që përjetohet pas tërmetit prek më së shumti fëmijët

Të mëdhenj e të vegjël u tmerruan nga ky tërmet, por nëse një i rritur mundet në një mënyrë apo në një tjetër ta qetësojë veten, një fëmijë ka nevojë që së pari të ketë prindërit në gjendje t'u ofrojë ndihmë vogëlushëve.


640 0 5ddd58bd798aa 1

Më poshtë do tregojnë gjashtë këshilla si t'i qetësoni fëmijët pasi përjetojnë lëkundjet e forta të tërmetit.

▪ Mundohuni t'i ruani rutinën e tyre. Bëjini gjërat normalisht, edhe pse mund të jeni diku tjetër, ose po i bëni në një tjetër mënyrë.

▪ Mos i lejoni të kenë akses ndaj medias audivizive apo asaj elektronike. Pamjet katastrofike i shkaktojnë ankth.

▪ Përpiquni maksimalisht të ruani qetësinë. Mos flisni rreth shqetësimeve të mëtejshme që mund të keni, në prani të tyre.

▪ Qëndrojini pranë fëmijës dhe jepni të gjithë ndihmën që mund të kërkojë, por mos e teproni me kujdesin sepse mund të shkaktojë gjendje paniku tek ata.

▪ Lërini të flasin për atë që përjetuan, por përpiquni ta shpërqendroni e t'ua hiqni nga mendja atë ç'ka ndodhi.

▪ Sqarojini ata që edhe të rriturit ndonjëherë nuk e kuptojnë atë që po ndodh

/Telegrafi/