Ardhja e Xavi Hernandezit për nisjen e një epoke të re në Barcelonë ka bërë që të ketë një numër të lojtarëve të cilët mund kenë një shans për të bërë përshtypje apo për të luajtur më shumë sesa nën urdhrat e Ronald Koemanit.
Ka një ndjenjë të madhe të përgjithshme optimizmi rreth klubit, por për disa lojtarë ka edhe më shumë arsye për t’u ndjerë mirë për ndryshimin e menaxherit.
Deklarata e vetë Xavit se çdo lojtar do të nisë nga i njëjti vend dhe do të ketë të njëjtat shanse për t’i bërë përshtypje, do të ketë qenë muzikë për veshët e disa anëtarëve të skuadrës së tij.
Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një listë me lojtarët të cilët mund të përfitojnë më shumë nga rikthimi i Xavit në Camp Nou.
Neto
Koeman nuk ishte një adhurues i të pasurit një ‘portier kupe’ kështu që portieri brazilian ishte gjithmonë jashtë skenës, edhe kur ishte në stol shumicën e javëve. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i Xavit për situatën e portierit, por për Neton gjërat vështirë se mund të shkojnë më keq.
Samuel Umtiti
Mbrojtësi francez ka qenë një fantazmë për dy vitet e fundit, i rrënuar nga lëndimet dhe i pa ndihmuar nga një mosmarrëveshje me klubin, i cili ishte përpjekur të detyronte largimin e tij. Nëse “të gjithë fillojnë nga zero” e Xavit, atëherë Umtiti është me siguri në linjë për një shans të dytë, veçanërisht duke pasur parasysh gjendjen e mbrojtjes së Blaugranave këtë vit.
Clement Lenglet
Lenglet ka mbetur gjithashtu zgjedhje e dytë nën urdhrat e Koemanit për shkak të paraqitjeve të tij te dobëta sezonin e kaluar. Ai ishte zgjedhje e katërt në qendër të mbrojtjes pas Gerard Pique, Ronald Araujo dhe Eric Garcia, por ardhja e Xavit mund t’i ndryshojë gjërat.
Ousmane Dembele
Ndryshe nga disa nga të tjerë në këtë listë, Koeman besonte te Dembele, por lëndimet e kanë mbajtur atë prapa, veçanërisht këtë sezon. Xavi tashmë ka folur mirë për të dhe ai do të jetë i etur për të shkelur terrenin nën drejtimin e trajnerit të ri.
Riqui Puig
Trajnerët e deritashëm nuk kanë pranuar ta bëjnë lojtarin e dalë nga akademia, tani 22 vjeç, një pjesë të madhe të planeve të tyre, por ai ka mbetur i vendosur të qëndrojë dhe do të mirëpresë një fillim të ri. Si mesfushor, Xavi ishte idhulli i tij dhe mund të vini bast se pak do të jenë më të motivuar për t’i bërë përshtypje.
Philippe Coutinho
Nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Barcelonës dhe ende nuk ka performuar afër standardit që pritet prej tij, por nëse Xavi mund të marrë një melodi nga ish-lojtari i Liverpoolit, tifozët e Blaugranave do të këndojnë lavdërimet e tij teksa kërcejnë me ritmin e Sambas. Coutinho duket entuziast për trajnerin e ri, le të shohim nëse Xavi ka plane të mëdha për të.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPerez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re