Vetëm pak muaj më parë, Antonio Conte hodhi poshtë mundësinë për t’u bërë trajneri i ri i Tottenham Hotspur.
Në pamundësi për të bindur ish-trajnerin e Interit për të bërë lëvizjen në veri të Londrës në atë kohë, Spurs emëruan Nuno Espirito Santo si trajnerin e tyre kryesor.
Kjo marrëdhënie e pafat ka kaluar vetëm katër muaj pasi portugezi u shkarkua nga Tottenhami të hënën në mëngjes.
Conte tashmë ka zëvendësuar atë te Spurs, por 52-vjeçari italian pa dyshim do të ketë kërkuar disa garanci serioze se ai do të lejohet të forcojë skuadrën e Tottenhamit në janar përpara se të pranonte ofertën.
Sipas asaj që raporton SportsMediaset, emri i parë në listën e dëshirave të Contes është sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic. 21-vjeçari ka qenë në formë të mirë në këtë edicion – duke u bërë një nga tre lojtarët e vetëm deri më tani në 2021 që ka shënuar 25 gola në ligë.
Bazuar në numrat e tij, Vlahovic mund të jetë një pasardhës ideal i Harry Kane, i cili besohet se do të largohet në fund të edicionit nga Spurs.
Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic është një tjetër lojtar që thuhet se është në radarin e Contes. Kroatit i skadon kontrata në Giuseppe Meazza vitin e ardhshëm – dhe një ribashkim me ish-trajnerin e tij mund të jetë e mundur. Një shkëmbim i drejtpërdrejtë me Tanguy Ndombele të Spurs është një mënyrë e mundshme që një marrëveshje mund të ndodhë këtë vit.
Një tjetër mesfushor me bazë në Milano, për të cilin Conte mendohet se ka interes është Franck Kessie. Lojtari aktualisht luan për Milanin, por ka admirues nëpër Evropë. Tottenhami u takua me përfaqësuesit e Kessie në fillim të këtij viti për një transferim – dhe sigurimi i Conte si trajner mund të jetë ajo që u duhet atyre për të transferuar 24-vjeçarin.
Nuk është sekret që Conte pëlqen të luajë me mbrojtësit e krahut, duke e bërë Manuel Lazzarin të Lazios një objektiv befasues. I rehatshëm kudo në krahun e djathtë, italiani 27-vjeçar padyshim se pëlqehet shumë nga strategu.
Conte mund të ‘peshkojë’ më shumë te ish-klubi i tij, Interi duke tentuar të transferojë Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastonin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Jeta e re e Giovani Dos Santos: Nga krahasimi me Messin te biznesmen i naftës
Xabi Alonso do të largohet nga Leverkuseni në fund të sezonit për Real Madridin
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda me disa ndryshime në rreshtim dhe emra
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda me disa ndryshime në rreshtim dhe emra
Mike Tyson e goditi me shuplakë Jake Paulin gjatë matjeve zyrtare, incidenti përfundoi me kërcënime
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël i shikuesve në historinë e “Gjelave”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët