Viti 2020 vazhdon të jetë i mbushur me tensione ndërkombëtare, madje edhe pandemia globale e coronavirusit ka ndryshuar jetën tonë të përditshme – ndikim që çoi edhe organizatat e ndryshme si Kombet e Bashkuara t’u bëjnë thirrje njerëzve ta ruajnë qetësinë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mosmarrëveshjet për kufijtë, kanë qenë ndër pikat më serioze që shkaktuan grindje dhe rritje të tensioneve gjithnjë e më të dhunshme.
Rivaliteti mes shteteve po i çon ato drejt luftës për territore. Newsweek ka përmbledhur gjashtë zonat kryesore të tensioneve që kanë pasoja globale.
Zona e Demilitarizuar Koreane
Ndërsa janë bërë përpjekje për ribashkimin e Koresë së Veriut dhe Jugut – kur vendi u nda për herë të parë në vitin 1945 – procesi i fundit i paqes që përfshin Presidentin amerikan, Donald Trump, Presidentin e Koresë Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u duk të jetë premtues duke marrë parasysh nivelin e këtij angazhimi diplomatik, sipas shkrimit të Newsweek, përcjell Telegrafi.
Sidoqoftë, me ndërprerjen e këtyre negociatave – qëndrimet e Pyongyang u bënë veçanërisht të padurueshme, kur edhe i filluan testet e raketave me rreze të shkurtra, atëherë lindi frika për një rikthim në epokën e armiqësisë, “zjarrit dhe tërbimit”.
Koreja e Veriut njoftoi të hënën shkëputjen e të gjitha linjave të komunikimit brenda vendit. Ndërkaq të enjten, diplomati i lartë i Koresë së Veriut paralajmëroi se marrëdhëniet po shkojnë drejtë dëshpërimit, duke bërë që Pyongyang të përmirësonte programin e tij bërthamor dhe një zyrtar tjetër i lartë paralajmëroi se marrëdhëniet me Seulin kishin arritur në një fazë “të pakontrollueshme”.
Kashmir
India dhe Pakistani janë ndeshur me disa luftëra, që nga ndarja e tyre pas Luftës së Dytë Botërore – kryesisht për zonat malore të Himalayas në Kashmir. Sidoqoftë, dhuna është përshkallëzuar viteve të fundit, ndërsa India akuzoi Pakistanin për mbështetjen e një kryengritjeje vdekjeprurëse, ndërkufitare.
Në shkurt të vitit të kaluar, të dy shtetet sulmuan njëra-tjetrën për herë të parë në dekada, ndërkaq në muajin gusht, New Delhi, mbizotëroi kontrollin në zonën e Kashmir – duke ngjallur edhe zemërimin e Islamabad, i cili paralajmëroi se masa mund t’i çojë ata në luftë bërthamore. Veprimi i Indisë gjithashtu zemëroi Pekinin, pasi ky i fundit ka shprehur gjithashtu interesat e tij në po të njëjtin vend.
Deti i Kinës së Jugut
Përveç konfliktit me Indinë, Kina njëkohësisht është e përfshirë edhe në një tjetër mosmarrëveshje të madhe territoriale, por kryesisht në zonë detare.
Pekini pretendon se ka përvetësuar ujërat e pasura të Detit të Kinës së Jugut, por këto deklarime bien ndesh me kufijtë e kufizuar nga Brunei, Indonezia, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami.
Ndërkaq edhe Kina dhe SHBA-ja kanë mobilizuar forcat detare në këtë rajon strategjik, duke rritur tensionet mes tyre.
Evropa lindore
Dështimi i arritjes së masave të kontrollit të armëve dhe traktateve midis SHBA-së dhe Rusisë, ka kontribuar në përkeqësimin e kushteve të sigurisë në Evropë – pasi ka lindur kryengritja në Ukrainën lindore që Perëndimi dyshon se Rusia po kthehet për të rikthyer sferën e saj të ndikimit të epokës sovjetike.
Koalicioni i NATO-s, i udhëhequr nga SHBA, është zgjeruar drejt lindjes së kufijve rusë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, veprim ky që po zemëron Moskën.
Konflikti izraelito-palestinez
Më shumë se një shekull pas Luftës së Parë Botërore, vendimet e fuqive evropiane në lidhje me Lindjen e Mesme vazhdojnë të ndikojnë në kufijtë e trazuar të rajonit – konflikti izraelito-palestinez është më i diskutuari, shkruan në artikull, përcjell Telegrafi.
Mosmarrëveshja e tyre ka shkaktuar të paktën tre luftëra gjithëpërfshirëse që përfshijnë edhe fqinjtë armiqësorë arabë të Izraelit, gjithashtu edhe disa kryengritje të brendshme të përgjakshme.
Deri më sot, midis këtyre vendeve, vetëm Egjipti dhe Jordania kanë bërë paqe me Izraelin, një aleat i ngushtë amerikan që ka zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme territorin e tij përmes okupimit dhe vendosjes së tokave të njohura si palestineze nga Kombet e Bashkuara.
Kufijtë midis Izraelit dhe Bregut Perëndimor pjesa e administruar nga Palestina përfshirë dhe territori i Rripit të Gazës, vazhdojnë të krijojnë konflikte midis dy vendeve. Plani i paqes i propozuar së fundmi nga Trump ka përkeqësuar më shumë raportet mes tyre.
Kufiri Siri-Turqi
Në Siri, Rusia është përpjekur të mbajë tensionet e ndezura midis Iranit dhe Izraelit, sipas Newsweek – por Moska përballet me një sfidë tjetër në veriun e vendit.
Fitoret e qeverisë siriane në mbarë vendin e lanë krahinën e Idlib si bazamentin e fundit dhe kryengritja e xhihadit dikur kërcënoi që do të merrte Damaskun, por forcat e opozitës e kanë mbështetjen nga Turqia, një aleat i NATO-s.
Ndërkohë Turqia i ka bërë thirrje SHBA-së për mbështetje të plotë, megjithëse të dy palët kanë mosmarrëveshjet e tyre në zonën veriore të Sirisë, rreth mbështetjes për kurdët.
Ky cep i Lindjes së Mesme ka shkaktuar përleshje midis tre palëve, së bashku me grupin militant të Shtetit Islamik (ISIS).
Beteja për Idlib ka rezultuar në përleshje të drejtpërdrejta midis Turqisë dhe Sirisë, diçka që Rusia ka kërkuar të shmangë, veçanërisht pasi Moska u fut në rajon duke forcuar bazat përgjatë bregdetit të Mesdheut të Sirisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk fitoi Kamala Harris?
Veprimet e fundit që Biden do të ndërmarrë përpara se Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën