Gjashtë arsye për ta vizituar Bullgarinë gjatë vitit 2018 (Foto)

Bullgaria ndoshta nuk është në listën e shteteve që njerëzit duan t’i vizitojnë, por kjo ndoshta duhet të ndryshojë sepse Bullgaria është e mahnitshme, e nënvlerësuar dhe destinacion i përsosur udhëtimi sepse është e mbushur me bukuri natyrale dhe me një bollëk vendesh fantastike të cilat mund t’i vizitoni. Sofja Shumica e vizitorëve preferojnë ta fillojnë eksplorimin e Bullgarisë në kryeqytet. Sofia ka një ambiente evropiano-lindore, por në çdo anë ka shenja se është duke u adaptuar me epokën moderne. Shumica e atraksioneve kryesore të këtij qyteti ndodhen në qendër, siç është edhe katedralja e arit Alexander Nevsky, e cila ishte ndërtuar për ta nderuar ndihmën që Rusia i kishte dhënë Bullgarisë në luftën e vet për pavarësi nga osmanët në vitet e 1870’ta, transmeton Telegrafi.

Manastiri Rila Ky manastir është ndër vendet më të njohura turistike në tërë shtetin, ndërsa gjendet rreth një orë larg me veturë nga Sofja. Enterieri i kishës është i errët, por mikpritës për shumë pelegrinë të cilët e ndriçojnë atë me qirinj.

Qyteti i Vjetër i Plovdivit Plovdivi është një nga qytetet më të vjetra në Evropë, siç edhe mund të shihet nga rrënojat arkeologjike në qendër të qytetit. Atraksioni kryesor i qytetit është pjesa e Qytetit të Vjetër, ku ka mansione të ndërtuara nga mesi i shekullit 19’të, e që sot shërbejnë si shtëpi për muze dhe galeri.

Bregu i Detit të Zi Vizitorët të cilët preferojnë të qëndrojnë në vende afër deti, padyshim se do t’i shijojnë lukset e ‘Sunny Beach’ dhe ‘Golden Sands’, por ka edhe shumë plazhe tjera me rërë në breg. Dy destinacionet të cilat ia vlen t’i vizitoni janë qyteti i Sozopolit dhe Nessebarit. Nessebari është shtëpi e rrënojave të disa nga kishave më të hershme në këtë shtet.

Malet Malet e Bullgarisë i tërheqin skiatorët nga e gjithë bota, e veçanërisht vendpushimet e klasit botëror si Basnko, Boroveti dhe Pamporovo. Skiimi është i mundur edhe në malin Vitosha.




















































