David Haye konsideron se gjasat e Anthony Joshuas për ta mposhtur Tyson Furyn tashmë janë shumë të vogla që nga triumfi i britanikut përballë Deontay Wilder.

'Gypsy King' e mbrojti titullin WBC në trilogjinë epike kundër boksierit amerikan duke e nokautuar rivalin e tij në raundin e tretë.


Edhe pse më herët gjatë meçit, Fury ia doli të çohej dy herë në këmbë pasi Wilder e rrëzoi, ekspertët thonë se 33-vjeçari do ta nënshtronte edhe Joshuan në një duel eventual në kategorinë e peshave të rënda.

“Mendoj se nga forca e asaj paraqitjeje, do të ishte shumë vështirë për AJ. Pasi e kam shikuar performancën e AJ kundër Usyk, goditjet që i duroi Fury nga Wilder, ishte në gjendje të çohej dhe ta nënshtronte”.

“Fakti që AJ ishte në të njëjtin rang me Usyk në një meç boksi... A do të mund që AJ ta mposhtte Furyn në një duel boksi? Nuk besoj”, ka thënë Haye për BT Sport. /Telegrafi/

telegrafi sport app