Në Gjakovë, më e theksuar ikja është tek komuniteti egjiptian, ashkali e rom.

Armend Behluli, shef i KK-së, ka thënë të hënën, se ky numër mund të jetë edhe më i lartë “pasi po dëgjojnë për ikje të tjera”. “Jemi të informuar për situatën se çfarë po ndodh me migrimin ilegal. Fatkeqësisht ka nisur para një muaji e gjysmë dhe po vazhdon, në shumicën e lagjeve të banuara me komunitete kemi filluar të bëjmë identifikimin e familjeve”, ka njoftuar Behluli, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore.