Olivier Giroud është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Francës, duke tejkaluar legjendën e madhe Michel Platini.

Franca arriti të mposht Ukrainën me rezultat të thellë 7-1 në një miqësore luksi të zhvilluar në stadiumin Stade de France.


Golat në këtë fitore të Tre Luanëve u shënuan nga Edouaro Camavinga (9’), Giroud (24’, 34’), Vitali Mykolenko (39’, OG), Corentin Tolisso (65’), Kylian Mbappe (82’) dhe Antoine Griezmann (89’).

Me dy golat e shënuara ndaj Ukrainës, Giroud ka arritur të thyej një rekord të madh të legjendës Platini.

Giroud është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Francës me 42 gola tashmë të shënuara.

Ky rekord i Giroud erdhi në ndeshjen e tij të 100-të zyrtare me kombëtaren franceze.

Sulmuesi i Chelseat tani është në ndjekje të rekordit të Thierry Hendy, i cili është golashënuesi më i mirë i Francës me 51 gola në 123 ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app