Futbollisti francez, Olivier Giroud, do të jetë pjesë e filmit të animuar për superheroin Spider-Man.

Ai e ka fituar rolin për projektin hollivudian dhe do ta huazojë zërin për karakterin Green Goblin.


Konfirmimin për këtë projekt e ka bërë vet sulmuesi i Chelseat përmes një postimi në Twitter.

"Jam shumë i gëzuar që mund të konfirmoj se do ta huazoj zërin tim për Green Goblin në filmin #SpiderManNewGeneration, i cili nga 12 dhjetori do të nisë shfaqjen nëpër kinema", ka shkruar Giroud.

Përveç tij, pjesë e këtij filmi do të jetë edhe futbollisti tjetër francez, Presnel Kimpembe.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit do ta huazojë zërin e tij për karakterin Scorpion.

"'Spider-Man New Generation' do të vijë së shpejti! Ruajuni nga Scorpioni (ai jam unë)", ka shkruar 23-vjeçari. /Telegrafi/