LAJMI I FUNDIT:

Giorgio Chiellini: Fati është në anën e atyre që guxojnë

Giorgio Chiellini: Fati është në anën e atyre që guxojnë

Giorgio Chiellini tha se përvoja e bëri ndryshimin mes Juventusit dhe Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.

Italianët arritën të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Tottenham Hotspur me rezultat 2-1, e cila ishte e mjaftueshme për të shkuar më tutje në garën më prestigjioze evropiane për klube, meqenëse ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë, 2-2.

(Foto: Getty Images)

“Ishte një ndeshje e vështirë, por ndeshja që prisnim të luanim. Në fund të pjesës së parë, pavarësisht vështirësive të shumta që kemi pasur, e kemi ditur se do të krijonim raste”, tha Chiellini për Mediaset Premium.


“Ne bëmë punë të mirë, fati është në anën e atyre që guxojnë, kështu që ne fituam. Ishim një ekip që nga fillimi dhe në fund e merituam fituam. Tottenham kishte mundësitë e tyre dhe është një ekip i shkëlqyer. Ndonjëherë ju nevojitet vetëm ajo shkëndijë, por përvoja jonë erdhi në shprehje dhe kemi bërë maksimumin në këto rrethana”.

“Nga viti në vit, ju mësoni, ju rriteni, por duke pasur parasysh cilësinë në dispozicion, ne duhet të luajmë më mirë. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe flasim rreth saj, sepse nuk jemi të verbër”, tha ndër të tjerash mbrojtësi italian.

Gjiganti italian u kualifikuan në çerekfinale në saje të golave të Paulo Dybalas dhe Gonzalo Higuainit ndërsa për anglezët realizoi Son Heung-min.

Theksojmë se Juve është ekipi i katërt që kualifikohet në çerekfinale pas Real Madridit, Liverpolit dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Ligat tjera
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

Superliga
Kalo në kategori