Ryan Giggs ka pranuar se nuk ka qenë në kontakt me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, lidhur me Gareth Bale.

Anësori është ftuar nga përzgjedhësi i Uellsit për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Finlandës dhe Bullgarisë që zhvillohen gjatë muajit shtator.


“Nuk ka folur me Zidane. Frëngjishtja dhe spanjishtja ime nuk janë të mira... Nga përvoja e di që anglishtja e Zidane nuk është e mirë”, u ka thënë Giggs gazetarëve.

GarethBAle 2 (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Përkundër mungesës së minutazhit të Bale te Los Blancos, trajneri i Uellsit nuk është i shqetësuar.

“Jam thjesht duke e monitoruar situatën. Kur Gareth të vijë në kampion tonë, do të flas me të siç bëj gjithmonë”, ka deklaruar Giggs në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

GArethZidane (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app