LAJMI I FUNDIT:

Gigabyte X58A-OC

Gigabyte X58A-OC

Nëse jeni duke u menduar se ku ta vendosni Intelin tuaj të ri Core i7-990X, Gigabyte ofron zgjidhje. Kompania e pllakave Gigabyte X58A-OC pohon se është dizajnuar nga ‘overclocker-i’ për ‘overclocker’, gjë që me siguri do t’i kënaqë ata të cilët i konsiderojnë mizore performancat e procesorit të tyre.

Pllaka ka buton për ‘overclocking’ (proces për funksionimin e një komponenti kompjuterik për disa cikle të orës në sekondë), ndërsa të gjitha elementet janë të vendosura në mënyrë strategjike ashtu që linjat e të dhënave të jenë sa më të shkurta dhe njëkohësisht të sigurojnë profil më të ulët dhe vend të mjaftueshëm për ftohësit e procesorit.


Pllaka ka tërësisht katër konektorë për ventilatorët, ndërprerës PWM, konektorë të integruar SATA me tension, DualBIOS dhe komponentë kualitativë të cilët mund të durojnë edhe gjatë ‘overclocking-ut’ ekstrem. /Telegrafi/