Zyrtarët e klubit italian u takuan me zyrtarë të klubit anglez në Londër gjatë të martës, dhe do të vazhdojnë takimin edhe sot për të arritur një marrëveshje për mesfushorin Bregut të Fildishtë.

Negociatat mësohet se po ecin ngadalë, por se të dyja klubet janë të bindura se do të arrijnë një marrëveshje së shpejti.


Roma ka ofruar 8 milionë euro për Gervinhon dhe diskutimet me Arsenalin tashmë kanë kaluar në detaje.

Klubi italian po ashtu është i gatshëm t’i paguajë lojtarit një pagë prej 50 mijë funte në javë, sa ai merr në Emirates. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app