Për ministren e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nuk ka dyshim se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte akt i kryer nga Serbia.
Shefja e diplomacisë kosovare thotë se Serbia e ka treguar që nuk dëshiron progres në dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes palëve, por për Kosovën, dialogu mbetet e vetmja zgjidhje.
“Serbia nuk është aspak e interesuar që të jetë aktive në procesin e dialogut në Bruksel. Ata po shtiren se janë të interesuar dhe njëkohësisht po pengojnë çdo arritje në këtë proces, që të mund të vijojnë me planet e tjera të tyre. Uroj që ngjarjet e së dielës t’ia kenë qartësuar të gjithëve se presioni i njëanshëm që i bëhet Kosovës dhe mirëkuptimi që Serbia nuk është e aftë të jetë pozitive në këtë proces, duhet dhe do të përfundojë. Kosova nuk ka interes të hapë luftë me askënd. Përgjigja e vetme është dialogu”, thotë Gërvalla.
Sipas ministres Gërvalla, Serbia ngulmon në krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, jo për të ndihmuar qytetarët në veri, por për të destabilizuar më tej Kosovën.
“E diela dëshmoi pikërisht atë që Serbia dëshiron të bëjë në Kosovë. Nuk do diçka që të koordinojë nevojat e serbëve, por diçka që ta bëjë Kosovën të shpërthejë nga brenda. Kjo nuk do të ndodhë!” shprehet ajo.
Sulmin e Banjskës, ministrja e Jashtme e cilësoi jo surprizë, ndërsa nuk ngurroi të kritikojë ndërkombëtarët se nuk i kanë dëgjuar alarmet e mëhershme të ngritura nga Kosova për kontrabandën e armëve në veri.
“Prej muajsh i kemi thënë partnerëve dhe aleatëve tanë. Kemi pasur aksione policore ku janë ndaluar mjete të mbushura me armë. Por e kemi ndjerë se ata nuk kanë qenë të gatshëm të na dëgjojnë. Ne mendojmë se ata kanë dashur ta interpretojnë këtë si mënyrë që Kosova të dilte nga procesi i dialogut dhe nuk e kanë parë që ne jemi pala e vetme e interesuar për të gjetur një zgjidhje”, thotë ministrja e Jashtme e Kosovë.
Gërvalla përsëriti kritikat për të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, si të paaftë për të ndërmjetësuar dialogun e Kosovës me Serbinë.
“Nuk jam unë personi që duhet t’i tregoj BE, Brukselit dhe vendeve anëtare se kush i përfaqëson ata në këtë proces, por kjo nuk është hera e parë që Lajçak ka treguar se nuk ka një strategji apo plan sesi ta udhëheqë dhe ndërmjetësojë dialogun. Besoj që shtetet anëtare do ta konsiderojnë këtë gjë dhe uroj të kemi një proces dialogu që mund të sjellë progres”, shprehet Gërvalla.
Megjithatë, për shefen e diplomacisë kosovare, vendi nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit në NATO dhe BE.
Ndërkohë, idenë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ngritjen e dialogut në një nivel konference, Gërvalla e cilësoi të rrezikshme.
“Trembem kur dëgjoj konferenca, sepse më kujtohet ajo që ndodhi në vitet ’90. Konferencë pas konference, ndërsa njerëzit në Bosnje vdisnin. Ky është një propozim shumë i rrezikshëm. Neve nuk na duhen konferenca ndërkombëtare, jemi shtete sovrane. Na duhet një proces i sinqertë dhe që hap dyer reale për Kosovën dhe Serbinë që të mund të normalizojnë marrëdhëniet”, thotë shefja e diplomacisë së Kosovës, transmeton Euronews.al.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Memli Krasniqi: Bedri Hamza ka plan, ai na bashkon
Drejtori i Spitalit të Strugës: Fëmija që ndërroi jetë kishte paralizë cerebrale, ishte në gjendje të rëndë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos