LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla e quajti të paaftë BE-në, Escobar i përgjigjet: Në Ballkan gjithçka është arritur në bashkëpunimin e kombinuar SHBA-BE

Gërvalla e quajti të paaftë BE-në, Escobar i përgjigjet: Në Ballkan gjithçka është arritur në bashkëpunimin e kombinuar SHBA-BE

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka reaguar kryediplomates së Kosovës Donika Gervalla – Shwarz, e cila sulmoi BE-në duke quajtur të paaftë për të ofruar siguri për rajonin.

Në panelin “Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik”, të Forumit të Dubrovnikut, Escobar ka thënë se i vjen keq që duhet të dallojë me ministren Gërvalla, duke shtuar se çdo gjë pozitive i ka ndodhur rajonit si rezultat i bashkëpunimit SHBA dhe BE.


“Më vjen keq, që dua të dalloj këtu me kolegen time nga Kosova, por çdo gjë pozitive që ka ndodhur në Ballkan në gjeneratën e fundit është arritur me bashkëpunimin e kombinuar SHBA-BE. Integrimi mbetet aspirata jonë më e lartë për rajonin”, ka theksuar diplomati amerikan.

Gërvalla në Dubrovnik: BE-ja pa SHBA-në dhe NATO-n është “tigër prej letre”
Lexo po ashtu Gërvalla në Dubrovnik: BE-ja pa SHBA-në dhe NATO-n është “tigër prej letre”

Kryediplomatja e Kosovës në panelin e sotëm të Forumit të Dubrovnikut ka thënë se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.

“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi fqinje po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa asnjë sanksion nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është BE-ja unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri”.

“Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtime në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, është shprehur Gërvalla. /Telegrafi/