Site icon Telegrafi

Gerrard shënoi në ndeshjen e legjendave dhe provokoi tifozët mysafir – ai u kthye në shënjestër të fyerjeve dhe shisheve

Steven Gerrard ishte një nga golashënuesit në fitoren 2-0 të Liverpoolit në Anfield sot në ndeshjen e bamirësisë mes legjendave të Liverpoolit dhe Celtic.

Ish-kapiteni i Liverpoolit, por edhe ish-trajneri i Glasgow Rangers, pas golit shkaktoi një reagim të furishëm nga tifozët e Celtic të mbledhur në tribunën e mysafirëve.

Gerrard ishte i saktë nga penalltia dhe më pas menjëherë pasi topi hyri në rrjetë, u nis para tifozëve të Celtic dhe festoi golin, që natyrisht duke i provokuar si një njeri që simpatizon rivalin më të madh në Skoci.

Ata u përgjigjën duke hedhur monedha, shishe dhe një breshëri fyerjesh.

Të gjithë ndeshjen e legjendave të dy gjigantëve të ishullit mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version