Gerard Moreno zgjidhet lojtari i sezonit në Ligën e Evropës

Sulmuesi i Villerrealit, Gerard Moreno ka fituar çmimin ‘Lojtari i sezonit’ në Ligën e Evropës për sezonin 2020/21.
Sot (e premte) është hedhur shorti për grupet e Ligës së Evropës për sezonin e ri 2021/22.
Megjithatë, para hedhjes së shortit është ndarë çmimi për lojtarin më të mirë të sezonit të fundit.
Ky çmim është fituar me plot meritë nga sulmuesi spanjoll i Villarrealit, Gerard Moreno.
Moreno u votua si ‘Lojtari i sezonit’ 2020/21 pasi shënoi plot 7 gola dhe 3 asistime në 12 ndeshje, teksa ekipi i tij fitoi trofeun e Ligës së Evropës.
Ai në këtë garë mposhti dy yjet e Manchester Unitedit, Edinson Cavani dhe Bruno Fernandes. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































